Burime për mediat bëjnë me dije se ajo ka rrëfyer me detaje skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave duke depozituar pranë organit të akuzës një sërë provat të reja të cilat rëndojnë pozitat e çiftit Veliaj-Xoxa.

Adela Kondakçiu ka punuar për një periudhë të gjatë kohore si financiere e Ajola Xoxës. Marrëdhënia e saj me këtë të fundit u ndërpre pasi me një “urdhër rrufe” u pushua nga puna pas pakënaqësive që kishte treguar sa i përket pagave.

Ajo u mor në pyetje nga prokurorët për herë të parë më 10 dhjetor të vitit të kaluar, vetëm disa ditë pasi agjentët e BKH-së së bashku me përfaqësues të SPAK “zbarkuan” në banesën e çiftit Veliaj-Xoxa, ku dhe bënë të mundur sekuestrimin e disa dokumentave si dhe telefonit të bashkëshortes së kryebashkiakut.

Kondakciu ka pretenduar se si zonja Xoxa po ashtu dhe avokatët e saj i kanë bërë presion.

Kujtojmë se një ditë më parë Prokuroria e Posaçme mori të pandehur 30 persona në kuadër të hetimeve ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Këtij të fundit akuzat iu komunikuan në qeli nga oficerët e BKH-së, ndërkohë që e pandehur u mor edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Veliaj akuzohet për korrupsion aktiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e sendeve të paligjshme në burg. Për këtë të fundit, është marrë i pandehur edhe efektivi i policisë Fatjon Baci, i cili akuzohet se i dha telefonin Veliajt për të folur me bashkëshorten teksa transportohej nga Durrësi drejt Apelit të Poasçëm për tu njohur me masën e sigurisë. Jo vetëm kaq.

Akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie iu komunikuan edhe bashkëshortes së tij e cila u paraqit në SPAK e shoqëruar nga avokati. I pandehur, u mor edhe daja i Ajola Xoxës.

E pandehur është marrë edhe deputetja e PS, Klotilda Bushka e cila akuzohet për veprën penale të kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Mes të pandehurve janë edhe biznesmenë si Mirton Lika, pronar i Sky Hotels, i cili akuzohet për fshehje të të ardhurave. Për pastrim parash është marrë biznesmeni Elman Abule.

Të pandehur janë marrë gjithashtu Ina Goxhaj, Flutura Xhani, Valmir Xoxa, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Frosina Bollo.

Related Posts

Coffee Slush

Coffee Slush Craving a refreshing coffee treat? This homemade Coffee Slush is the perfect way to enjoy your favorite coffee with a frozen twist. Rich, creamy, and…

Potential Concerns

On a freezing night, a warm room can make all the difference. While most people step into a restaurant for a hot meal and a place to…

Happiness as you age is the result of doing these 11 things

Growing older doesn’t have to mean becoming less happy. In fact, many people find that their later years bring greater peace, confidence, and fulfillment. Rather than chasing…

Why Do Fingers Wrinkle?

At first glance, the deeply wrinkled fingers in this image may look alarming, but they are often the result of prolonged exposure to water or moisture. Commonly…

79-year-old Susan Sarandon criticized for her clothing

Susan Sarandon has never been afraid to speak her mind—or wear what she wants. The award-winning actress, known for iconic roles in The Rocky Horror Picture Show,…

Here’s the girl’s story.

The identity of the woman Nolan Wells reportedly stayed behind with on Horn Island has been revealed, and her account appears to differ from what one of…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *